PDK me një vizion për Suharekën e së ardhmes

Partia Demokratike e Kosovës, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit, mbajti tubim me qytetarë në Suharekë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se janë bashkë për të shpërndarë me shumë shpresë për Suharekën. Krasniqi tha se vijnë me një vizion për Suharekën e  së ardhmes, derisa për kandidatin për kryetar të komunës theksoi se është i përkushtuar dhe i dëshmuar.

Edhe Enver Hoxhaj nga ky subjekt, kërkoi nga qytetarët e pranishëm në tubim, ta mbështesin kandidatin për kryetar nga ky subjekt

E kandidati për kryetar të Suharekës, Dardan Berisha,  tha se kanë planin ta qojnë përpara vizionin për Suharekën me program te qarte, plan  të matshëm e  të realizueshëm për zhvillim të komunës.

Programi i tij tha se mbështetet mbi 5 shtylla.

Ai premtoi shkolla moderne e kushte më të mira për nxënësit, forcim të shërbimeve shëndetësore, në bujqësi përkrahje ndaj fermerëve e në zhvillim ekonomik, zona të reja industriale.

Në këtë tubim, me qytetarë, u prezantuan edhe kandidatët për kuvend komunal, që garojnë për kuvendin komunal të Suharekës, në kuadër të PDK-së, ku u tha se vijnë nga fusha të ndryshme.


Go to TOP