Pas tri ditë zhvillime të njëpasnjëshme në veri, takohen drejtuesit e vendit

Një takim i përbashkët është zhvilluar sonte në mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca si dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz.
Në lidhje me këtë takim është njoftuar nga Presidenca e Kosovës.
Sipas njoftimit thuhet se në takim është diskutuar situata e fundit në veri të vendit.

“Gjatë takimit u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit përmes zbatimit të rendit dhe ligjit në koordinim të plotë me shtetet aleate dhe mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë në Kosovë”,thuhet në njoftimin për media.

Go to TOP