Pas Orhan “Pambukut” Ministrja Nagavci ia huq mbiemrin edhe akademikut kosovar- në vend të Kullashi e quan Kullashku

Muaj më parë e bëri një gafë me një shkrimtar të njohur turk.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, muaj më parë dëshmoi dje se s’e di saktë mbiemrin e shkrimtarit të njohur botëror, Orhan Pamuk, me të cilin u takua kryeministrin Albin Kurti përgjatë vizitës së këtij të fundit në Turqi.

Ajo këtë lapsus e bëri gjatë pjesëmarrjes në Panairin e Librit në Prishtinë, duke iu referuar mbiemrit “Pamuk” si “Pambuk”.

E nuk kaluan pak muaj, ajo gaboi sërish. Këtë herë me një akademik kosovar.

Viktimë e ministres së Arsimit këtë radhë është bërë Muhamedin Kullashi, akademik i shquar dhe profesor i filozofisë.

Të dielën në Pejë, në ceremoninë solemne të ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për akademikun Kullashi, Nagavci i është referuar mbiemrit të ish-ambasadorit “Kullashku”.

“Është kënaqësi e veçantë për mua që të jem sot bashkë me të gjithë ju në ceremoninë për shënimin e 11-vjetorit të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë dhe njëkohësisht në ndarjen e çmimit Doctor Honoris Causa për ambasadorin Kullashku”, tha ministrja.

Fjalimi i Nagavcit devijoi nga tema e ngjarjes.

Për minuta të tërë, ajo foli për të arriturat e dikasterit qeveritar të cilin ajo e udhëheq. Nga infrastruktura, deri tek rritja e standardeve të cilësisë në arsim.

“Përveç investimeve në infrastrukturë, ne jemi duke punuar me një intensitet të shtuar në implementimin e standardeve evropiane të cilësisë, si dhe për rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënien në institucionet publike dhe ato të arsimit të lartë”, tha ndër të tjerash ajo.

Muhamedin Kullashi është njëri nga akademik më të shquar të Kosovës. Ai ka shërbyer për disa vite si ambasador i Kosovës në Paris.

Go to TOP