Pas më shumë se një shekulli, zbulohet qeni i fshehur në kryeveprën e Pablo Picassos

Një qenush i fshehur është zbuluar në një kryevepër të hershme të Pablo Picasso-s, më shumë se një shekull pasi u krijua për herë të parë.

Ai ishte i fshehur nën një shtresë të hollë bojë të errët në Le Moulin de la Galette, e cila u përfundua në vitin 1900 kur artisti spanjoll ishte vetëm 19 vjeç, përcjell klankosova.tv.

Piktura tani është e ekspozuar në Muzeun Guggenheim në New York, si pjesë e ekspozitës “Young Picasso in Paris”.

Ai u rizbulua duke përdorur teknologjinë moderne të imazhit që lejoi ekspertët të shihnin skicën origjinale që shtrihej poshtë.

Julie Barten, konservatorja e lartë e pikturave të muzeut, tha se ”Nëse shikoni nga afër [pikturën] mund të shihni se ekziston kjo fantazmë e vazhdueshme e qenit”.

”Ka bojë të kuqe që shfaqet nëpër zona dhe nëse shikoni me të vërtetë nga afër mund të shihni sytë dhe veshët”.

“Ju mund të shihni se, kur e fsheh atë, ai në fakt e lë konturin e kokës ende të dukshëm”.

Zonja Barten tha se ajo kishte pasur gjithmonë një “ndjenjë shumë të fortë”, se kishte diçka të fshehur nën pikturë.

”Ajo që ne dimë ishte se në shumë raste, Picasso, pikturoi aspekte të kompozimit dhe më pas i fshiu ato dhe i transformoi në elementë të tjerë kompozicional”.

“Kjo ishte me të vërtetë pjesë e praktikës së tij”, shtoi ajo. shkruan Telegraph.

Go to TOP