Pas disa orësh vonesë, realizohet fluturimi drejt Stuttgardit

Një numër i udhëtarëve kishin mbetur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të hënën.

Kjo pasi fluturimi i paraparë drejt Stuttgardit nuk ishte realizuar.

Rreth qindra persona nuk arritën të shkonin në destinacionin e duhur, por nuk dihet arsyeja.

Njëri nga ta ka shkruar në adresën e Klankosova.tv se nuk kishin informacion se a do të realizohej fluturimi.

E tek disa pas disa orë pritjeje, fluturimi u realizua sot në ora 13:05.

Kjo u konfirmua nga Aeroporti.

Go to TOP