Pas Borrelit, edhe Escobar pritet që të ketë adresim për media

I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ishte i parë që ka dalë jashtë ndërtesës ku u mbajt takimi në mes kryeministrit Albin Kurti, e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit, Escobar është parë duke biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ndërsa më pas është kthyer serish tek vila ku u mbajt takimi.

Ai tha se do të dalë në konferencë për media, pasi një gjë të tillë ta bëjë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Go to TOP