Parlamenti serb miraton planin e paqes me Kosovën, Vuçiq paralajmëron ditë të vështira

Kuvendi i Serbisë ka miratuar me shumicë votash planin e paqes me Kosovën. Pas dy ditësh debate të forta, ku nuk munguan as përplasjet fizike, me 153 vota pro dhe 23 kundër, u bë miratimi i propozimit të presidentit Vuçiç.

Në fjalimin e fundit, presidenti serb, tha se do të ketë diskutime të vështira dhe një “luftë të vështirë” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke thënë se ai do të ketë kompetenca të rëndësishme dhe ato “do të ngjallin besim te qytetarët”.

“Unë jam gjithmonë i gatshëm të flas me të gjithë, pozicioni ynë nuk është i lehtë. Unë jam gjithmonë i hapur për një bisedë, sa herë që kam një orë të lirë, pasi për mua shkon gjysmë ore, 45 minuta dhe një orë në varësi të bisedës që kam. Kudo që ka hapësirë, jam gati të ju pranoj, të flasim për të gjitha këto, të shohim se çfarë mund të bëjmë së bashku”, ka thënë Vuçiç.

Më tej ai kërkoi nga deputetët që të përgatiten për momente të vështira dhe për këtë arsye duhet të jenë bashkë. Vuçiç deklaroi se e pranon që një pjesë e fajit është i tij.

“Unë ju garantoj vetëm një gjë – ne do të jemi gjithmonë bashkë. Serbia do të ruajë paqen. Serbia do të sillet me përgjegjësi. Të gjitha vendimet do t’i marrim në bashkëpunim me ta, sepse do të ketë presion që të mos respektohet ajo që është nënshkruar”, tha Vuçiç.

Presidenti serb ka dhënë deri më tani sinjale se do ta pranojë planin franko-gjerman për paqen me Kosovën, ndërkohë nga ana tjetër kryeministri Albin Kurti nuk pranon Asociacionin e komunave serbe.

Go to TOP