Paris Saint-Germaini shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Interit

Paris Saint-Germaini ka zhvilluar pjesë të parë të jashtëzakonshme në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën, duke e ndihmuar të jetë në epërsi 2:0 ndaj Interit.

Lojtari kryesore i kësaj pjesëloje ishte padyshim sensacioni 19-vjeçar Desire Doue – që realizoi gol e asist.

Doue asistoi te Achraf Hakimi në minutën e 12-të dhe shënoi vetë në të 20-n për ta çuar në pushim me dy gola epërsi PSG-në.

Në rast se arrin ta ruajë epërsinë, PSG-ja do ta fitojë për herë të parë Ligën e Kampionëve.


Go to TOP