Paralajmërohen protesta në Greqi

Në Greqi, në mbarë vendin, pritet të mbahen protesta për shënimin e dyvjetorit të aksidentit hekurudhor ku jetën e humbën 57 persona. Dy vjet pas aksidentit, ende nuk është zbuluar shkaku që çoi në përplasjen e dy trenave në linjën që lidh Athinën me Selanikun.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka paralajmëruar qytetarët e vendit kundër çfarëdo dhune gjatë protestave të paralajmëruara për shënimin e dyvjetorit të përplasjes së trenave duke thënë se postimet provokuese në internet kanë për synim të krijojnë paqëndrueshmëri politike.

Demonstrata të mëdha pati nëpër qytete të ndryshme të Greqisë për ta përkujtuar jetën e 57 personave që humbën jetën në aksidentin më të rëndë hekurudhor të ndodhur ndonjëherë në vend.

Në një takim të kabinetit qeveritar, një pjesë e së cilit është transmetuar, Mitsotakis ka thënë se për mbarëvajtjen e demonstratave do të angazhohet një numër i madh i forcave të sigurisë për ta shmangur çdo përpjekje nga grupe të mundshme të paidentifikuara për të nxitur tensione.

Transporti ajror, detar dhe ai hekurudhor do të pezullohet derisa punëtorët do t?i bashkohen grevës 24 orëshe të thirrur nga sindikatat e punëtorëve në kërkim të drejtësisë për viktimat e aksidentit, ku u ndeshën dy trena, njëri i mallrave dhe tjetri i udhëtarëve pak para mesnatës më 28 shkurt 2023.

Dy vjet pas aksidentit, ende nuk është zbuluar shkaku që çoi në aksidentin në linjën që lidh Athinën me qytetin e dytë më të madh të Greqisë – Selanikun.

Mijëra studentë anembanë Greqisë, kanë protestuar të premten e 7 shkurtit kundër vonesave në hetimet për shkakun e aksidentit.


Go to TOP