Kanë filluar xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht”

Kanë nisur xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht”, me skenar dhe regji nga Mjellmë Istrefi dhe producent Shkumbin Istrefi.

Filmi sjell në role aktorët Tristan Halilaj, Ilire Vinca, Gentrit Shala, Blerta Ismaili, Selman Jusufi, Orgeta Brahimi dhe Liza Curri, së bashku me një kastë të gjerë aktorësh të tjerë.

Drejtimin e fotografisë e mban Naum Doksevski, ndërsa projekti realizohet nga shtëpia producente Mayfly Productions.

“Ni latte pa qumësht” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, në kuadër të përkrahjes së vazhdueshme për zhvillimin dhe promovimin e kinematografisë vendore.

Xhirimet kanë filluar më 14 qershor 2026 dhe do të zhvillohen sipas planit të produksionit në lokacione të ndryshme. /Kosova.info/

Go to TOP