Pamja e sheshit ‘Adem Jashari’ pas iftarit, reagojnë organizatorët

Shoqata humanitare “Bereqeti” në cilësinë e organizatorit të iftarit në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë kanë reaguar pas publikimit të pamjeve të mbeturinave nga komuna e Prishtinës e pas paralajmërimeve se organizatorët e iftarit do të gjobiten.

Në reagimin e shoqatës “Bereqeti” thuhet se menjëherë pas përfundimit të iftarit, aktivistët e kanë pastruar sheshin por gjatë natës thasët e pastrimit janë shqyer nga qentë endacakë.

“Me këtë rast, duam të sqarojmë se ne, si organizator, menjëherë pas përfundimit të iftarit, aktivistët tanë kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta pastruar sheshin, dhe të gjitha mbetjet nga iftari, janë futur në thasët për pastrim, si dhe janë hedhur te kontejnerët më të afërt.

Por, gjatë natës, thasët e pastrimit, janë shqyer nga qentë endacakë dhe është krijuar ajo pamje, që është aspak e mirë për të gjithë ne”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Sot gjatë ditës Komuna e Prishtinës kishte publikuar fotografi të sheshit “Adem Jashari”, në të cilat shihen mbeturina dhe mbetje nga iftari i organizuar një ditë më parë. Institucioni nëpërmjet reagimit kishte paralajmëruar gjobitje. /Kosova.info/

Go to TOP