Palestinezët e uritur i vërsulen kamionëve të rrallë me ndihma në Gazë

Fare pak ushqim ka hyrë në Gazën veriore gjatë gati katër muajve të fundit. Dhe, kur një vargan i rrallë kamionësh me ndihma erdhi këtë javë, atë po e prisnin turma gjigante palestinezësh të dëshpëruar.

Ata ishin grumbulluar në atë që dikur ishte magjistrale bregdetare e Gazës, tani një hapësirë e gjerë balte, e rrafshuar nga trupat izraelite dhe e rrethuar nga rrënojat e bombardimeve. Karvani nga Programi Botëror i Ushqimit ishte nisur drejt Qytetit të Gazës, por shpejt ngeli pa asgjë. Burra dhe gra u larguan me thasë mielli mbi krahët e tyre, apo duke bartur pako me ushqime.

Izraeli ka lejuar vetëm një sasi të vogël ndihmash në Gazë për t’u shpërndarë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që kur autoritetet izraelite hoqën një bllokadë të plotë, muajin e kaluar. Izraeli thotë se bllokada ka për qëllim t’i bëjë trysni Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – por ajo ka çuar në mungesë të madhe ushqimi dhe rrezik vdekjeje urie për popullsinë prej mbi 2 milionë banorësh.

OKB-ja thotë se nuk po arrin të çojë as sasinë më të vogël të ndihmave drejtpërdrejt te palestinezët, për shkak të kufizimeve nga ushtria izraelite, plaçkitjeve nga kriminelët e armatosur dhe incidentet si ky, ku palestinezët në nevojë rrethuan kamionët. /REL/

Palestinezë duke bartur thasë dhe pako me ushqime dhe ndihma tjera humanitare, që u shkarkuan nga një karvan kamionësh të Programit Botëror të Ushqimit, i cili po shkonte drejt Qytetit të Gazës, në veri të Rripit të Gazës, më 16 qershor 2025.

Palestinezë duke bartur ndihma.
Palestinezë duke bartur ndihma.
Banorë të Gazës në një kamion të ngarkuar me ushqime dhe ndihma tjera humanitare.
Banorë të Gazës në një kamion të ngarkuar me ushqime dhe ndihma tjera humanitare.
Burra e fëmijë palestinezë duke bartur thasë dhe pako me ndihma.
Burra e fëmijë palestinezë duke bartur thasë dhe pako me ndihma.
Gra palestineze me pako me ndihma.
Gra palestineze me pako me ndihma.
Banorë të Gazës të ngarkuar me ndihma.
Banorë të Gazës të ngarkuar me ndihma.
Turma palestinezësh duke bartur ndihmat e pranuara nga Programi Botëror i Ushqimit.
Turma palestinezësh duke bartur ndihmat e pranuara nga Programi Botëror i Ushqimit.
Palestinezët duke bartur ndihmat që ua sollën kamionët.
Palestinezët duke bartur ndihmat që ua sollën kamionët.
Kamionët e Programit Botëror të Ushqimit sollën miell dhe ndihma tjera.
Kamionët e Programit Botëror të Ushqimit sollën miell dhe ndihma tjera.
Banorët e Gazës pas marrjes së ndihmave.
Banorët e Gazës pas marrjes së ndihmave.
Palestinezë të të gjitha moshave duke bartur pako e thasë me ndihma.
Palestinezë të të gjitha moshave duke bartur pako e thasë me ndihma.
Një djalë palestinez duke bartur një thes me ndihma.
Një djalë palestinez duke bartur një thes me ndihma.
Ndihmat mbi supet e palestinezëve.
Ndihmat mbi supet e palestinezëve.
Grumbuj njerëzish pas shkarkimit të ndihmave nga kamionët e Programit Botëror të Ushqimit.
Grumbuj njerëzish pas shkarkimit të ndihmave nga kamionët e Programit Botëror të Ushqimit.
Palestinezë duke udhëtuar me një kamion që u solli ndihma.
Palestinezë duke udhëtuar me një kamion që u solli ndihma.

Go to TOP