Pacientet me COVID-19 në Klinikën e Gjinekologjisë, të pa vaksinuara

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, njoftoi se për momentin në repartin e COVID të dedikuar për lindje dhe trajtimin e pacienteve me COVID-19 janë të hospitalizuara 26 paciente.

Pjesa dërmuese e tyre janë shtatzënë dhe disa janë që tashmë kanë lindur, pra ka edhe lehona.

“Gjendja e tyre është stabile. Nëntë janë me oksigjenoterapi, 3 janë të në gjendje pak më të rënduar, por në përgjithësi gjendja është stabile”.

“Vetëm sot janë kryer 3 lindje me prerje cezariane. Të porsalindurit pas përfundimit të lindjes transferohen në klinikën e neonatologjisë dhe nesër do t’i kemi rezultatet e bebeve se a janë të infektuara me COVID apo jo”.

Ismaili për Klan Kosova po ashtu njoftoi të nga gjitha pacientet, si shtatzënat ashtu edhe lehonat, që janë të shtrirë gjatë kësaj periudhe, asnjëra s’ka qenë e vaksinuar.

Go to TOP