Ozempic i falsifikuar po shitet në Kosovë, thonë mjekët kosovarë

Produkti që po prezantohet si ilaç për diabetin dhe menaxhimin e peshës, në Kosovë po shitet i falsifikuar.

Kështu thanë mjekët Merita Emini Sadiku dhe Gazmend Gashi në emisionin “Ora e Pasdites”.

Mjekët, gjatë intervistës shprehën shqetësimet e tyre rreth cilësisë së shitjes së ilaçit fals Ozempic në barnatoret tona dhe si dhe për faktin se të njëjtin mund ta marrin dhe pa recetë të mjekut.

“Tek ne në Kosovë po shitet fals ilaçi i cili brenda ka insulinë me veprim të shpejtë, që ka pas raste edhe në hipoglikemi kanë rënë. Barnatoret të cilat e kanë shitur ilaçin fals ju kemi thënë ju lutem ktheni se e ke paguar shtrenjtë dhe nuk është Ozempic, por është ilaç fals, është insulinë”, theksoi doktoresha Merita.

Për të kuptuar më shumë rreth ilaçit Ozempic, ndiqeni bisedën më poshtë:

Go to TOP