Osmani viziton korporatën SPEEX

Presidentja, Vjosa Osmani sot ka vizituar korporatën SPEEX në Prishtinë ku u njoftua me punën që bëhet në këtë firmë gjigante. Aty u prit nga i pari i SPEEX, Fikret Murati, dhe një pjesë e stafit dhe pa nga afër hapësirat nga ku operon kompania.

Osmani falënderoi këtë kompani për punën e madhe të bërë nga 2016-ta prej kur nisi operimin. Murati nga SPEEX u zotua që ai dhe stafi i korporatës do të vazhdojnë punën e palodhshme.

Go to TOP