Osmani: Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka uruar që kjo festë të jetë e mbushur me gëzim e begati.

Festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha. Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi. Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Për shumë mote, gëzuar Pashkët”, ka shtuar ajo. /Kosova.info/

Go to TOP