Osmani takon Hovenierin, flasin për procesin e dialogut me Serbinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Sipas njoftimit nga presidenca, në atë takim u bisedua për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tutje, në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe momentumin e ri për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të saj.
