Osmani takon Cavolin: Kosova e përkushtuar për sigurinë e rajonit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është takuar me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, Gjeneralin Christopher Cavoli.
“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, pata një takim të frytshëm me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO. Diskutuam mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit. Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë”, Osmani ka shkruar në “Facebook’. /Kosova.info/
