Osmani takon Bećirovićin në Munih: Koordinim për sigurinë dhe rrugën euroatlantike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Konferencën e Sigurisë në Munih, është takuar edhe me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Bećirović. 

Presidentja Osmani ka shkruar: 

Në Konferencën e Sigurisë në Munih, takova edhe anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Bećirović. 

Përveç sigurisë rajonale, diskutuam edhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, si dhe avancimit të rrugës euroatlantike për dy shtetet tona. /Kosova.info/


Go to TOP