Osmani takohet me Bakoyannis, raportuesen për Kosovën në AP të Këshillit të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis.
Mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje në fillim dhe nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë.
Bakoyannis në ora 14:00 do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Dora Bakoyannis është raportuese për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Bakoyannis do të bëjë raport gjithëpërfshirës për Komitetin për Politikë dhe Demokraci, i cili më pas do të votohet në seancë plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ajo më herët ka qenë ministre e Jashtme e Greqisë.
