Osmani: Strategjia e regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja etnike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën ndaj familjeve Bogujevci e Duriqi, duke thënë se strategjia e regjimit gjenocidal të Serbisë kundrejt shqiptarëve pa dallim moshe ishte shfarosja dhe spastrimi etnik.

“25-vjet më parë, forcat kriminale vranë në mënyrë mizore 14 anëtarë të familjeve Bogujevci e Duriqi, në mesin e të cilëve 7-fëmijë të moshës 2 deri 15 vjeç dhe 7 gra. Saranda, Fatosi, Jehona, Liria dhe Genc Bogujevci janë dëshmitarë të aktit makabër, ndaj këto dëshmi janë në funksion të kujtesës dhe të sjelljes se autorëve para drejtësisë”, ka thënë e para e shtetit.

Tutje presidentja Osmani ka thënë se liria dhe paqja kanë kuptim vetëm kur drejtësia vihet në vend!

“Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e familjeve Bogujevci dhe Duriqi”, ka theksuar Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP