Osmani në Ditën e vajzave: Të përforcojmë zërat dhe aspiratat e tyre

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, ka thënë se shoqëria duhet të hedhë dritë mbi forcën e pabesueshme dhe potencialin e tyre.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Vajzave, ne hedhim dritë mbi forcën e pabesueshme, qëndrueshmërinë dhe potencialin e pakufishëm të vajzave tona”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Osmani ka theksuar se duhet përforcuar zërat dhe aspiratat e tyre e “të qëndrojmë së bashku për të fuqizuar gjeneratën tonë të ardhshme të udhëheqësve, ndryshim-bërësve dhe pionierëve”. /Kosova.info/

Go to TOP