Osmani: Më 2 Korrik të 1990-s u vendosën themelet e realitetit të sotëm

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte pikënisje drejt realizimit të idesë së kahmotshme për Kosovën shtet të pavarur, ka thënë presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Osmani sot në përvjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990 ka takuar delegatëve të asaj kohe, për të cilët u ajo është shprehur se ata shuan një akt historik me të cilin u vendosën themelet për realitetin e sotëm – Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.

“Sot, në këtë përvjetor, pata nderin t’i takoj një pjesë të delegatëve të asaj kohe, guximi dhe vendosmëria e të cilëve shënuan një akt historik, me të cilin u vendosën themelet për realitetin e sotëm- Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP