Osmani: Mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë

Në Ditën Botërore të Refugjatëve, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani duke premtuar se do të luftojë për të drejtat dhe dinjitetin e refugjatëve kudo në botë, ka kujtuar se populli i Kosovës ka kaluar në këtë vuajtje.

Ajo ka thënë se si pasojë e veprimeve gjenocidale të Millosheviqit, më shumë se gjysma e popullsisë u bën refugjatë.

“Gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit.

Secili prej nesh mbante një histori, një mjet jetese.

Populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën. Në këtë Ditë Botërore të Refugjatëve, ne zotohemi të ngrihemi, të flasim dhe të luftojmë për të drejtat dhe dinjitetin e refugjatëve kudo”, ka shkruar Osmani në “X”. /Kosova.info/

Go to TOP