Osmani: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Hungari në samitin e Komunitetit Politik Evropian, në Budapest, tha se ka takuar presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda dhe se me atë rast e ka falënderuar atë, për përkushtimin dhe thellimin e raporteve bilaterale.
Osmani, në një postim në Fascebook, ka thënë se në takim ka marrë konfirmimin se Lituania do të vazhdojë të na mbështesë edhe më tej për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës
“Në takim me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda, e falënderova dhe ritheksova përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale. Mora konfirmimin e tij se Lituania do të vazhdojë të na mbështesë edhe më tej për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.
Presidentja Osmani gjatë qëndrimit në samitin e Budapestit, ka takuar liderë të vendeve të ndryshme. /Kosova.info/