Osmani i dhuron një kontigjent librash Bibliotekës shqipe të Manastirit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut i ka dhuruar një kontigjent librash Bibliotekës shqipe të Manastirit, e cila është në themelim e sipër.

Ndrër tjerash Osmani ka përgëzuar nismëtaren Emira Selimi për punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm për hapjen e bibliotekës së parë të gjuhës shqipe në qytetin e Manastirit.

Po ashtu Osmani ka potencuar se kjo iniciativë studentore nuk do të mund të ndodhte në ndonjë qytet më adekuat se ai i Manastirit, aty ku edhe buron alfabeti jonë i njësuar dhe gjuha jonë e unifikuar.

“Është gjithashtu inkurajuese që kjo iniciativë është ndërmarrë nga një vajzë, dhe besoj fort se si plot iniciativa tjera frymëzuese nga gratë dhe vajzat, impakti i saj do të jetë jashtëzakonisht i madh. Përfitimet e kësaj biblioteke janë afatgjate dhe do të shkojnë përtej brezave”, u shpreh ajo.

Në komunikatë bëhet e ditur Emira Selimi i shprehu mirënjohjen e përzemërt Presidentes Osmani për dorëzimin e librave.

Go to TOP