Osmani falënderon gjitha vendet që mbështesin Kosovën për anëtarësim në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, falënderoi të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Presidentja tha se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, është fitore për të drejtat e njeriut.

Kujtojmë se ditë më parë Kosova e bëri hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës, duke marrë dritën jeshile në Komitetin për Demokraci e Politikë të KiE-së. Ky komitet votoi pro raport të raportueses për Kosovën, Dora Bakojanis, e cila rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Go to TOP