Osmani dënon sulmin ndaj kryeministres së Danimarkës

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, është sulmuar nga një person në Kopenhagë të premten mbrëma.

Për këtë sulm ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Sulmi i tmerrshëm sonte ndaj kryeministres daneze Mette Frederiksen në Kopenhagë është i tmerrshëm. E dënoj ashpër”, ka shkruar Osmani në platformën ‘X’.

Sipas saj, dhuna kundër çdo lideri është një sulm ndaj vetë shpirtit të demokracisë. /Kosova.info/

Go to TOP