Osmani: Askush nuk është marrë me qytetarët në veri

Betim Osmani, kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut nga Iniciativa Qytetare beson që do të ketë rezultate pozitive në zgjedhjet e 23 prillit.

“Edhe pse ka pas thirrje për bojkotim nga shumë parti në Kosovë duke përfshirë Listën Serbe, besoj që shtyerja dhe bojkotimi i zgjedhjeve i konvenon më së paku qytetarëve të veriut, kështu që është një kohë e gjatë që kanë mbet pa institucione dhe pa mbështetje të institucioneve dhe ne si iniciativë qytetare e kuptojmë më së miri sepse jemi çdo ditë me qytetarët e veriut”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se pas 24 viteve ka shumë qytetarë që nuk i kanë pronat e tyre dhe sipas tij ka shumë probleme që duhet të zgjedhen.

“Komplet kjo politika që ka ndodhë tash e 10 vjet, kur janë mbajtë për herë të parë zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut është udhëheq nga politikanë që kanë punu për gjëra të mëdha, por në realitet me qytetarin nuk është mnarrë askush”, ka shtuar Osmani.

Go to TOP