Osimhen, objektiv i Artetës

Arsenali është një nga klubet e mëdha evropiane që synon transferimin e Victor Osimhen.

Ylli nigerian i Napolit, është një shënjestër të top-klubeve evropiane.

Sipas medieve britanike, menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, synon që gjatë kësaj verë ta blejë sulmuesin nigerian.

Arteta tashmë është duke punuar në ndërtimin e një skuadre më të fortë për sezonin e ardhshëm.

Strategu spanjoll thuhet se është duke i monitoruar disa lojtarë dhe Osimhen mësohet se është objektiv kryesor i Artetës.

“Trajneri i Arsenal synon që të afrojë sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen”, shkruajnë mediet në ishull.

Go to TOP