Organizohet seminari për gjyqtar të pingpongut

Federata e pingpongut në bashkëpunim me komitetin e gjyqtarëve do të organizojë seminar për gjyqtarët aktual si dhe testimin teorik e praktik për licencim të gjyqtarëve të rinj për vitin 2021.

“Seminari do të organizohet më 21 nëntor në ShMU “Tefik Çanga” në Ferizaj nga ora 10:00 deri në ora 14:00, dhe është i obligueshëm për të gjithë gjyqtarët vendor.

Ligjërues do të jetë gjyqtari ndërkombëtar Prof. Dr. Abedin Bahtiri.

Në fund të seminarit do të organizohet testimi teorik dhe praktik për të gjithë kandidatët e rinj.

Kandidatët e suksesshëm do të konsiderohen gjyqtarë kombëtar të pingpongut, të cilët për tu angazhuar në gara duhet të kryejnë kotizimin prej 20.00 euro në llogari të FPPK-së (BpB 1200271200018066).

Ju lutem i dërgoni emrat e të interesuar për gjyqtar të rinj nga klubi juaj deri më 19 nëntor në ora 20:00”, thuhet në komunikatë. /Kosova.info/

Go to TOP