Organizohet Kampionati individual i Kosovës në Pingpong për Senior

Me 23-24 mars me fillim nga ora 10:00 në ShMU “Tefik Çanga” në Ferizaj FPPK do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për Seniore/ë.

Kampionati individual për senior është aktivitet që organizohet në të gjithë Evropën në ditët e njëjta andaj edhe pjesëmarrja në të është e kufizuar vetëm për shtetasit e federatës përkatëse, respektivisht vetëm shtetasit e Kosovës.

Garat janë paraparë të organizohen në këto kategori:

·        Individuale Meshkuj

·        Individuale Femra

·        Çifte Meshkuj

·        Çifte Femra

·        Çifte miks

Garat varësisht prej numrit të të paraqiturve pritet të organizohen në dy ditë, të shtunën faza e grupeve për garat individuale dhe çiftet, e të dielën faza eliminatore për garat individuale.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 20 mars deri në ora 16:00. Të drejtë pjesëmarrje në kampionatin e seniorëve kanë të drejtë të gjithë lojtarët kosovarë të moshës mbi 14 vjeçare, respektivisht siç parashihet në nenin 6 pika 3 e rregullores për sistemin e garave. Paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

Luteni që lojtarët e paraqitur të i radhitni sipas alfabetit dhe në formën e bashkangjitur

Shorti do te hidhet të enjten me 20 mars online dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve. /Kosova.info/

Go to TOP