Opozita dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për tekste shkollore

Deputetët e opozitës nga Komisioni Hetimor Parlamentar për tekstet shkollore, kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale.

Deputetët opozitar kanë dorëzuar në Prokurori raportin e shkruar nga ekspert, që sipas tyre kanë gjetur shkelje në procesin e subvencionimit.

Ata kanë dorëzuar kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministres se Arsimit, Arberie Nagavci.

Komisioni Hetimor në përbërje Shemsedin Dreshaj – kryetar, Ardian Kastrati nënkryetar dhe anëtarët Bekim Haxhiu, Vlora Dumoshi dhe Agim Veliu e dorezuan lëndën për Nagavcin në Prokurorinë Speciale.


Go to TOP