Operacion policor në disa rajone të vendit, Policia jep detaje
Një operacion policor është zhvilluar sot në disa rajone të Kosovës.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki kelani.
Ai, nuk ka treguar arsyen se përse është zhvilluar ky operacion policor.
“Policia e Kosovës, me njësitet e saj relevante ka realizuar një operacion policor, në disa rajone/lokacione të ndryshme, me qëllim të hetimit dhe parandalimit të veprimtarive kriminale”, ka thënë Kelani.
Kelani, ka deklaruar se “pas përfundimit të veprimeve policore, pritet të jepen informacione shtesë”.
