Organizohet turneu i 23-të përkujtimor “Ahmet Hoxha 2022”

FPPK në bashkëpunim me klubet e pingpongut që mbajnë emrin e heroit “Ahmet Hoxha” me 22 maj 2022 nga ora 10:00 në ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj organizojnë turneun e 23-të përkujtimor “Ahmet Hoxha 2022” për nder të veprës dhe kontributit të heroit të Kosovës, Ahmet Hoxha.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri me datën 18.05.22 në ora 16:00 në emailin [email protected].

Të drejtë për paraqitje kanë të gjithë lojtarët mbi 14 vjeç. Shorti do të hedhet online të enjtën me datën 19.05.22 dhe do të jetë i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve. /Kosova.info/

Go to TOP