Presidentja Osmani: Shtetet e Bashkuara përmes MCC-së sot rikonfirmojnë mbështetjen e palëkundur për Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur pak para nënshkrimit të marrëveshjes së Kosovës me MCC-në.
Osmani ka falënderuar të gjithë për mikpritjen në në departamentin e Kongresit amerikan.

Osmani theksoi se pikërisht kjo ndërtesë ka aq shumë histori në vete.

“Faleminderit të gjithëve që na mirëpritët në këtë ndërtesë të mrekullueshme e cila ka kaq shumë histori. Një ndërtesë e cila është sinonim i shpresës, punës së madhe dhe ambicies. Ka qenë sinonim i shpresës për popullin e Kosovës. Duke folur në emër tonin gjatë disa kohërave shumë shumë të vështira. Jam vërtet e kënaqur që jam me ju në SHBA. Dhe në po të njëjtin institucion që pati një rol kryesor dhe dha një kontribut thelbësor për lirinë dhe pavarësinë tonë. Dhe vazhdon të na mbështesë edhe sot e kësaj dite”,tha Osmani.

Osmani po ashtu tha se Republika e Kosovës, një demokraci sovrane me një ekonomi të përparuar, është krenare dhe e përulur që ka në krah Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Do të na dëgjoni të përsërisim herë pas here se Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë më i fortë dhe se të do vazhdojnë të jenë kështu dhe se dy vendet tona gëzojnë një lidhje unike si dhe një partneritet të vërtetë që i ka rezistuar kohës. Kjo ceremoni konfirmon edhe një herë që kjo marrëdhënie ka të bëjë me të. Bëhet fjalë për të qëndruar për njëri-tjetrin dhe për të qenë pranë njëri-tjetrit në kohë të mira dhe të këqija. Sot në Shtetet e Bashkuara përmes MCC-së rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Republikën tonë të re dhe gatishmërinë e saj për të na ndihmuar të avancojmë më tej ekonomikisht dhe të lulëzojmë në mënyrë të qëndrueshme”,shtoi Osmani.

“ShBA-ja është duke vazhduar që të na mbështesë që të arrijmë edhe më shumë. Është koha që të hartojmë politika më të mira për t’u përballur me situatën energjetike. Kosova është e gatshme që ta përqafojë të ardhmen e agjendës së gjelbër”,tha presidentja Osmani.

Go to TOP