Onana zbulon një këshillë të Guardiolas përpara ndeshjes së kthimit të Ajax ndaj Real Madridit

Portieri i Ajaxit, Andre Onana ka zbuluar një pjesë të këshillave që Pep Guardiola ia kishte dhënë përpara ndeshjes që holandezët do të luanin në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madrid në vitin 2019.

Pavarësisht se Los Blancos fituan 2-1 ndaj Ajaxit në Amsterdam, ndërsa skuadra holandeze arriti ta kthejë rezultatin me një fitore të madhe 4-1 në “Santiago Bernabeu”.

“Unë kisha qenë për të parë Manchester Cityn kur të luante kundër Schalkes në Gjermani dhe po flisja me Pep Guardiolën për ndeshjen e dytë (Ajaxi-Real Madridi)”.

Ai qeshi dhe më tha: “Andre, ti je në pozicionin më të mirë. Ti shkon atje me ndeshjen e parë të humbur kundër Madridit dhe nuk di a të sulmosh apo të mbrohesh. Por ke humbur ndeshjen e parë dhe tani ti keni luftën e dytë dhe ju vetëm mund të fitoni. Tashmë jeni të vdekur. Kështu që shkoni atje dhe jepini gjithçka”.

“Dhe ky ishte mesazhi që po i tregoja ekipit. Ne mund të fitojmë ose të humbasim, por çfarëdo që të ndodhë ne do të flemë si kampionë. Dhe dy goditjet e para që bëmë u kthyen në gola, as në ëndrrat tuaja më të çmendura nuk mund ta mendonit këtë”, deklaroi ai.

Go to TOP