Olivia Rodrigo u mor në pyetje nga policia për gjysmë ore, para se të kuptonte se kishin marrë në paraburgim personin e gabuar

Këngëtarja e njohur, Olivia Rodrigo, ka treguar për një situatë jo të pazakontë me të cilën u ballafaqua në kufi pas koncerteve në Kanada në fillim të këtij viti.

Në emisionin e The Tonight Show të Jimmy Fallon, ajo thotë se u ndalua për gjysmë orë nga policia, të cilët menduan se ishte në fakt një person tjetër që i ngjante këngëtares.

“Isha në telashe të këtij lloji për herë të parë në jetën time. Po shkonim nga Kanadaja për në Portland, ishim te kontrolli kufitar. I dhashë pasaportën dhe ata reaguan: ‘Okay, në rregull’. Dhe më pas trokitën në derë dhe thanë ‘na duhet Olivia’. Dhe mendova, ndoshta vajzat e tyre dëshirojnë autograf nga unë. Dhe dola, ishte ora 3 e mëngjesit. Dhe më çuan në dhomë të hetimit dhe ishte një polic shtatlartë dhe më pyeti: ‘A ke qenë e arrestuar ndonjëherë?”, shpjegonte artistja.

“Unë ia ktheva, jo s’kam qenë asnjëherë e arrestuar. Dhe ai vazhdonte: ‘A je e sigurt?’. Dhe unë u trondita mendoja, mos ndoshta kam qenë e arrestuar dhe unë nuk e di. Polici më pas vazhdonte duke më thënë ‘e di se mund të shkosh në burg nëse gënjen’. Pas 30 minutash që më mori në pyetje, më shikoi dhe më tha: ‘Si e pate emrin edhe njëherë?’. Dhe unë i shpjegova Olivia Rodrigo”, i pati thënë ajo policit.

“Epo, është një vajzë që duket fiks sikur ti, që është në moshën tënde dhe është arrestuar disa herë dhe emri i saj është Olivia Rodriguez”, i thoshte këngëtarja, duke e kuptuar në ato momente se e kishin ngatërruar me dikë tjetër.

Artistja e hitit “Driver’s Licence” deklaroi gjithashtu se ishte shumë e zemëruar me situatën që i ndodhi.

Go to TOP