OKB-ja ul flamurin e saj për të nderuar stafin e vrarë në Gaza
Kombet e Bashkuara do të valojnë sot flamurin e tyre në gjysmështizë, në “shenjë respekti” për stafin e saj të vrarë në Gaza.
UNRWA – agjencia e ndihmës për refugjatët palestinezë – tha të premten se më shumë se 100 punonjës të saj kanë vdekur në Gaza që nga fillimi i bombardimeve izraelite.
