Ofensivë e madhe ruse në Avdivka, Ukraina po mban pozicionet e saj   

Ukraina është duke mbajtur pozicionet e saj në terren, ndërsa luftimet janë intensifikuar në qytetin kyç lindor. Në anën tjetër, presidenti rus Vladimir Putin ka planifikuar të takohet me liderët botërorë sot.

Shefi i shtabit të presidentit ukrainas tha të premten se forcat ukrainase po mbajnë pozicionet në terren në qytetin strategjik të rëndësishëm Avdiivka ndërsa forcat ruse kanë filluar një ofensivë të madhe ushtarake.

Luftimet janë intensifikuar gjatë javës ndërsa Rusia kërkon të kapë qendrën kryesore industriale, e cila konsiderohet si një portë për në Donetsk.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se ai ishte mirënjohës për “çdo luftëtar dhe çdo njësi” gjatë betejave. Qendra industriale e Avdiivka konsiderohet si porta për në Donetsk, kryeqyteti i rajonit lindor të Donbasit.

E shërbimet e emergjencës shtetërore të Ukrainës thanë se në një sulm rus në qytetin lindor të Ukrainës, Pokrovsk një person u vra dhe 12 të tjerë u plagosën Në anën tjetër, presidenti rus Vladimir Putin ka planifikuar të takohet me liderët botërorë në një samit të Shteteve të Pavarura, një grupim ndërkombëtar i ish-republikave sovjetike. Takimi mbahet në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek.

Ajo vjen si pjesë e vizitës së parë jashtë vendit të Putinit këtë vit, thanë agjencitë ruse të lajmeve, dhe udhëtimit të tij të parë jashtë vendit që kur u lëshua një urdhër arrest në muajin mars nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Kryeministri armen Nikol Pashinyan në fillim të kësaj jave tha se nuk do të merrte pjesë në samitin e CIS. Mungesa e Pashinyanit mendohet se nënvizon një përçarje në rritje midis Jerevanit dhe Moskës në vazhdën e operacionit të rrufeshëm ushtarak të Azerbajxhanit për të marrë kontrollin e plotë të Nagorno-Karabakut thonë mediat.

Mediat më tej shkruan edhe për Rusinë se si mund ta gjejë veten në një pozicion për të përfituar nga kriza e përshkallëzuar në Lindjen e Mesme.

Analistët për CNBC thanë se lufta Izrael-Hamas mund të ndihmojë për të shkëputur vëmendjen nga pushtimi në shkallë të plotë i Kremlinit në Ukrainë, për të rritur statusin e eksportit të naftës të Rusisë dhe për t’i dhënë Moskës një mundësi për të ndërmjetësuar midis palëve të ndryshme rajonale.

Go to TOP