Nuk respektohet ndalesa e Francës, qindra njerëz protestojnë në mbështetje të Palestinës

Pas ndalimit të Francës që në shtetin e tyre të mbaheshin protesta pro-palestineze, qindra njerëz nuk e respektuan këtë ndalesë.

Ata demonstruan në Paris, për të kundërshtuar sulmin ushtarak të Izraelit dhe për të treguar mbështetje për palestinezët.

Policia franceze që mbanin helmeta në kokë, gjuajtën gaz lotsjellës për të hequr turmën, raporton Al Jazeera.

Shumë nga protestuesit që janë të rinj dhe me prejardhje të ndryshme mbanin flamuj palestinezë rreth shpatullave të tyre, dhe brohorisnin “Ne jemi të gjithë palestinezë”.

Go to TOP