Nuk ka fitues në kohë të rregullt, Olympiacos-Fiorentina në shtesë

Ka shkuar në vazhdime finalja e Ligës së Konferencës mes Olympiacosit dhe Fiorentinës, pasi nuk kishte gola në kohën e rregullt.

Viola mendoi se kishte shënuar në minutën e nëntë përmes Cristiano Biraghit, por që VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 22-të, skuadra nga Serie A kishte një tjetër rast të artë, por kësaj here Giacomo Bonaventura nuk arriti të mposhtë Konstantinos Tzolakis.

Rastin e parë serioz për Olympiacosin e krijoi Daniel Podence (25’), por portieri i Fiorentinës ishte i vëmendshëm.

Ishte një dominim i lehtë nga Fiorentina në 45 minutat e parë, por që kishte shumë gabime në fazën e sulmit.

Pjesa e dytë nisi me një tempo të qetë, me dy skuadrat që synon të përfitonin nga gabimi i ndonjërës.

Por, me kalimin e minutave edhe rastet për gol u intensifikuan – mirëpo nuk kishte sërish gol.

Christian Kouame krijoi një mundësi të mirë shënimi në minutën e 69-të, ndërsa portieri i skuadrës greke bëri një pritje bravuroze.

Vicente Iborra (80’) i Olympiacosit bëri një harkim brilant në zonë, mirëpo bashkëlojtari i tij që goditi me kokë ishte i pasaktë, pasi topi shkoi ngjitur shtyllës së majtë.

Në vazhdime, dy skuadrat do të synojnë të gjejnë golin e fitores, për t’i evituar penalltitë – por që tani asgjë nuk mund të përjashtohet, pasi fanza ofanzive nuk u tregua produktive në 90 minutat e rregullt. 

Go to TOP