Nuk e lëshon karrigen: Valbona Makolli vazhdon të mbetet “e përhershme” në Financat e Prishtinës, Përparim Rama ia vazhdon mandatin

Drejtoresha e Financave në Komunën e Prishtinës, Valbona Makolli, do të vazhdojë edhe për një mandat në krye të këtij dikasteri, pasi kryetari Përparim Rama i ka vazhduar besimin edhe për periudhën 2026-2029.

Burime të Kosova Info brenda Komunës bëjnë të ditur se Makolli do të mbetet sërish në pozitën që e mban tash e tetë vite, duke e kthyer Drejtorinë e Financave në një prej posteve më “të paprekshme” në kryeqytet.

Makolli ishte emëruar fillimisht në vitin 2018 gjatë mandatit të ish-kryetarit Shpend Ahmeti, ndërsa mandati i saj u vazhdua edhe pas ardhjes së Përparim Ramës në vitin 2021. Tani, me vazhdimin e ri deri në vitin 2029, ajo pritet të kalojë mbi një dekadë në krye të Financave të Prishtinës.

Go to TOP