Norvegjia dhuron 180 mijë vaksina anti-COVID për Kosovën
Norvegjia i dhuron 180 mijë doza të vaksinës anti-COVID për Kosovën.
Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti.
Vaksinat do të jenë të llojit AstraZeneca.
Në njoftim është bërë e ditur se kjo është bërë falë bashkëpunimit të mirë me të dërguarin special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Kosova mbështetet nga Ekipi i Evropës. Norvegjia dhuron më shumë se 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca në Kosovë. Bashkëpunim i mirë me Miroslav Lajçak dhe institucionet e BE-së”.
FM #EriksenSoriede :Kosovo can rely on Team Europe. Norway donates more than 180 000 AZ doses to #Kosovo. Good cooperation with @MiroslavLajcak and EU institutions. #vaccine #COVID19 pic.twitter.com/lfo9skzvDY
— Norway MFA (@NorwayMFA) June 22, 2021
Comments