Nora Gjakova dhe Loriana Kuka garojnë për medalje në Azerbajxhan

Kampionia olimpike, Nora Gjakova dhe medalistja e bronztë e botës (2019), Loriana Kuka, garojnë në Grand Slamin e xhudos, që prej nesër deri të dielën mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Krahas sigurimit të podiumit, xhudistet tona do të kërkojnë të shtojnë në llogaritë e tyre pikë të reja olimpike për Paris 2024.

Nora garon nesër në kategorinë -57 kg, ndërsa Loriana (-78 kg) të dielën.

Mbetet të shihet se si do t’u shkojë në këtë garë xhudisteve kosovare.

Go to TOP