Nesër, promovohet libri “Zëra të njohur të radiogazetarisë në Kosovë 1970-1990”

Nesër, më 12 korrik në ora 12:00, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë promovohet libri “Zëra të njohur të radiogazetarisë në Kosovë 1970-1990” i autorit Shuquri Sejdijaj.

Në këtë libër prezantohen 43 gazetarë duke përfshirë edhe autorin, të cilët në rrethana të një kohe të ndërlikuar dhanë gjithë energjinë intelektuale e profesionale në të mirë të publikut.

Libri shoqërohet me fotografi autentike nga ambiente pune dhe në portrete.

Radioja e asaj periudhe nuk prodhonte vetëm lajme por ishte bërë bartëse e zhvillimit artistik kulturor e edukativ në gjithë Kosovën. /Kosova.info/

Go to TOP