Ambasadori francez pas takimit me Bislimin: Bisedë e mirë, në të gjitha çështjet e interesit të përbashkët

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Besnik Bislimi dhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot kanë zhvilluar sot një takim, ku pas këtij takimi u tha se janë pajtur për të gjitha temat që kanë diskutuar.
Ambasadori Guerot ka njoftuar shkurt për këtë takim.

“Një bisedë shumë e mirë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në të gjitha çështjet e interesit të përbashkët. Në të gjitha”, ka shkruar ai.

Kurse në lidhje me këtë takim, Bislimi ka dhënë më tepër detaje.

Ai ndër të tjerash tha se ka shprehur vullnetin për ta vazhduar bashkëpunimin me ambasadën franceze.

“Një diskutim i frytshëm me ambasadorin francez në Kosovës, Olivier Guerot. Shpreha vullnetin për ta vazhduar bashkëpunimin me ambasadën franceze, për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe projektet konkrete. Ambicia për integrime evropiane, ishte mes temave të diskutuara”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Go to TOP