Njofton policinë për sulm fizik, rezulton i kërkuar nga gjykata

Një qytetar nga Mitrovica kishte lajmëruar policinë se është sulmuar fizikisht nga dy gra, ai dhe e dashura e tij. Sulmuesit në këtë rast ishin ish-bashkëshortja dhe gruaja dhe ankuesit.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se ai dhe e dashura e tij, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare (ish-bashkëshortja e tij dhe vajza e tij). Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Gjatë verifikimit, sipas policisë, ka rezultuar se ankuesi ka urdhëresë aktive nga gjykata dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali. /Kosova.info/

Go to TOP