Një vit nga vrasja e 19 vjeçarit në Gjilan para banesës së tij, autorët ende të lirë

Janë bërë një vit që nga therja për vdekje e 19 vjeçarit në Gjilan, ndërsa kryerësit e veprës ende nuk dihen.

Në këtë përvjetor, Prokuroria Themelore në Gjilan njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në mënyrë intensive kanë ndërmarrë  të gjitha veprimet hetimore lidhur me ndriçimin e vrasjes së tani të ndjerit E.S.

Edhe pse Prokuroria pretendon se është bërë gjithçka e mundur, kjo nuk ka mjaftuar që vrasësi apo vrasësit të dalin para organeve të drejtësisë.

“Për hir të korrektësisë dhe njoftimit sa më të saktë të opinionit publik, ju njoftojmë se  Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës, që nga vrasja e të ndjerit E.S., e deri më tani janë  marrë dhe do të vazhdojnë të merren intensivisht me hetimin e këtij rasti, deri në identifikimin e personave të dyshuar të mundshëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Klankosova.tv.

E.S u sulmua para banesës së tij, në orët e vona pas mesnatës, në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan, ku më pas vdiq nga plagët e marra.

Go to TOP