Një shtetase e huaj është kafshuar nga qentë endacakë
Një grua, shtetase e huaj, është kafshuar nga qentë endacakë, rreth ores 17:00, tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.
Ajo është kafshuar në këmbë nga qentë, të cilët janë të shumtë që rrinë në këtë hapësirë.
Gruaja e lënduar është ndihmuar nga ekipa mjekësore dhe nga policia, të cilët kanë reaguar me shpejtësi transmeton RTK.
